Gastronomët “dorëzojnë” çelësat te Qeveria e Kosovës

 

Gastronomët nga e gjithë Kosova në mënyrë simbolike kanë dorëzuar çelësat para Qeverisë për të kundërshtuar vendimin që nuk i lejon të punojnë pas orës 21:00.

Ata vazhdimisht po bëjnë thirrje se janë në prag të falimentimit dhe se po punojnë me vetëm 20 për qind të kapaciteteve.

Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, ka përsëritur kërkesat e tyre.

“Riprogramim të kësteve të kredisë, lehtësira për qasje në mjete financiare, përkrahje për paga dhe qira edhe për së paku tre muaj, ulje të TVSH-së në 8% përkohësisht, zgjatje të orarit të punës, shtyrje për deklarim të pagesave të tatimeve për së paku edhe tre muaj, mbështetje në shpenzimet e rrymës, ujit dhe mbeturinave, si dhe mbështetje në kompensim të mallit të dëmtuar”, tha Kllokoqi.

Pas “dorëzimit” të çelësave protestuesit filluan të shpërndahen./21Media

Back to top button