Gastronomët kërkojnë lirimin e masave, paralajmërojnë protesta
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka mbajtur një takim me u.d ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, për të diskutuar rreth masave antiCOVID. Gastronomet kërkojnë që deri të premten të lirohen masat
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka mbajtur një takim me u.d ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, për të diskutuar rreth masave antiCOVID.
Gastronomet kërkojnë që deri të premten të lirohen masat kundër COVID-19, në të kundërtën kanë paralajmëruar protesta.
“Bashkarisht u zotuam dhe marrim përgjegjësi për respektimin e këtyre masave, me ç’rast edhe po e shohim që është evidente edhe nga gjendja e rehabilituar epidemiologjike që është tani. Aktualisht, gjendja e sektorit tonë është shqetësuese dhe rrjedhimisht edhe durimi i gastronomëve është shtjerrur për të operuar njëjtë”, thuhet në njoftimin e Shoqatë së Gastronomëve.
Kujtojmë se, në fuqi janë masat e Qeverisë të miratuara muajin e kaluar. Në këto masa kufizimi i lëvizjes është nga ora 22:00 – 05:00h. Në gastronomi lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë./21Media

LAJMI TJETËR →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Më të fundit
Të gjitha →
Showbiz
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
3 orë më parë

Lajm i perditesuar
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
6 orë më parë

Rajoni
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
6 orë më parë

Të tjera
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
6 orë më parë





