Gati 836,000 refugjatë janë larguar nga Ukraina

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha se 835 mijë e 928 refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti.
Më shumë se gjysma e tyre 453 mijë e 982 ikën përmes Polonisë. 116 mijë e 348 të tjerë shkuan në Hungari, sipas UNHCR, transmeton rtv21.tv.
96,000 njerëz të tjerë u zhvendosën në Federatën Ruse nga rajonet Donetsk dhe Luhansk midis 18 dhe 23 shkurtit. Këto dy rajone kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Kremlini në shkurt i njohu ato si shtete të pavarura në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar./21Media

Back to top button