Gazeta greke: Pas liberalizimit të vizave, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë

Pas zbatimit të liberalizimit të vizave nga Bashkimin Europian më 1 janar 2024, ka pasë një rritje të dukshme të udhëtimeve nga Kosova në Greqi: vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë, duke krijuar kështu lidhje më të forta sociale dhe njerëzore midis dy kombeve.
Kështu shkruan ndër të tjera në një shkrim autorial gazeta greke “To Vima” në një artikull për 17 vjet pavarësi të Kosovës.
Autori i këtij shkrimi, Fitim Gllareva, i cili është shef i Zyrës së Kosovës në Greqi, i bën jehonë edhe lidhjeve kulturore të përfocuara mes Kosovës e Greqisë, si dhe rolin e kësaj të fundit në rajon.
“Pas zbatimit të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian më 1 janar 2024, u vu re një rritje e konsiderueshme e udhëtimeve nga Kosova në Greqi: vetëm në gjysmën e parë të dy milionë njerëzve që vizituan Kosovën . Kontaktet kulturore janë forcuar gjithashtu: Universiteti i Prishtinës prezantoi kurse të gjuhës greke dhe vendosi partneritete me universitete të ndryshme greke, së fundmi me Universitetin Panteion”, transmeton portali rtv21.tv
Për më tepër, vazhdon Gllareva, shkëmbimet ekonomike midis dy vendeve vazhdojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme nga viti në vit, duke kaluar tashmë 300 milionëshin.
“Bizneset greke tashmë janë aktive në Kosovë dhe janë të mirëpritur me mbështetje të ngrohtë. Falë vendndodhjes së saj strategjike në zemër të Ballkanit, Kosova ofron qasje të drejtpërdrejtë në Bashkimin Evropian përmes lidhjeve ajrore, rrugore dhe hekurudhore, si dhe nga portet kryesore si Selaniku (Greqi), Durrësi (Shqipëri) dhe Tivati (Mali i Zi). Popullsia e re, taksat e ulëta mbi të ardhurat, një sistem bankar i sigurt dhe një monedhë e qëndrueshme janë vetëm disa nga faktorët që krijojnë një mjedis të favorshëm investimi, veçanërisht në sektorët e energjisë, minierave, telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit. Ambiciet e Kosovës për integrim euroatlantik janë në përputhje me standardet më të gjera të Bashkimit Evropian, duke konfirmuar gatishmërinë e vendit për të ndërmarrë reformat e nevojshme për konvergjencë më të thellë me BE-në”. /21Media