Gazetari amerikan thotë se sot këshilltari i Biden e ka telefonuar Presidenten Osmani

Gazetari amerikan, Nick Schifrin, ka thënë se këshilltari i Joe Biden, Jake Sullivan ka telefonuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai këto komente i ka bërë në Platofrmën X pas konferncës së John Kirby nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ku janë ngritur shqetësime për rritje të prezencës usharake të Serbisë në kufirin me Kosovën,
Sipas Schifrin tashmë NATO po konsideron rritjen e prezencës ushtarake në Veri të Republikës së Kosovës.
“Sot Sekretari Blinken ka telefonuar Bërnabiqin, Jake Sullivan ka telefonuar Presidenten Vjosa Osmani dhe NATO-n po kosnideron shtimin e prezencës ushtarake në Veri”, ka shkruar Schifrin.
Lidhur me këtë portali rtv21.tv ka kontaktuar Presidencën e Kosovës për të konfirmuar se a është zhvilluar kjo bisede dhe është në pritje të përgjigjes./21Media
And Kirby revealed, “We are monitoring a large Serbian deployment along the border of Kosovo,” including “unprecedented forward deployment of artillery, tanks, and service members.” “We are calling on Serbia to withdraw those forces.”
— Nick Schifrin (@nickschifrin) September 29, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?