Gazmend Hoxha, drejtor i ri i Policisë së Kosovës

Gazmend Hoxha është zgjedhur drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën.
“Në pajtim me dispozitat ligjore të ligjit për Policinë MPB ka zhvilluar procedurat për rektrutimin për pozitën Drejtor i pëgjithshëm pë drejtor të Policisë” tha zëvendësministri i MPB-së, Bardhyl Dobra.
Ai tha se për këtë pozië kishin aplikuar 5 kandidatë
Mes Gazmend Hoxhës, Granit Fetahut dhe Bahri Shalas, Ministria e Brendshme rekomandoi Hoxhën që ta udhëheqë Policinë e Kosovës.
Hoxhaj do ta zëvendësojë Samedin Mehmetin në pozitën e drejtorit. Mehmeti pati dhënë dorëheqje në gusht të vitit kaluar pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë./21Media

Back to top button