Gent Cakaj falënderon të gjithë që ndihmuan babain e tij

 

Gent Cakaj, ish-ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, ka bërë të ditur se pas thirrjes së tij për t’i dalë në ndihmë babait të tij, tashmë janë siguruar sasia e nevojshme e plazmës së gjakut.

Përmes një postimi në Facebook ai ka falënderuar të gjithë ata që shprehën gatishmërinë e pakursyer për ta ndihmuar babain e tij.

”Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin. Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë”, ka shkruar Cakaj në Facebook./21Media 

Back to top button