Kaloni te përmbajtja kryesore

Georgina rrëfen për jetën e re: Shkova në punë me autobus dhe u ktheva në shtëpi me Bugatti

Georgian Rodriguez ka pranuar se ishte e vështirë të përshtatej me jetën pas takimit me yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo.
Çifti janë bashkë që nga viti 2016 dhe kanë një vajzë bashkë, Alana Martina e cila erdhi në jetë në vitin 2017. Aktualisht janë në pritje të binjakëve.
Marrëdhënia me Cristianon i ka ndihmuar Georginas të njihet në tërë botën.
Dokumentari i saj “I am Georgina” publikohet sonte (27 janar).
“Unë kalova nga shitja e artikujve luksoz, në veshjen e tyre në tapetin e kuq. Kam miliona ndjekës dhe jam gruaja e mashkullit më të ndjekur në botë. Herën e parë që shkova në shtëpinë e Cristianos, humba sa herë shkoja në kuzhinë, më duhej gjysmë ore të kthehesha sepse nuk e dija rrugën. Më merrte gjysmë ore për t’u kthyer në dhomën e ndjenjes sepse nuk e dija rrugën, isha mësuar në apartamente të vogla”, ka thënë Georgina.
Para se ta bënte këtë, Georgina kishte pasur shumë probleme me babain e saj, Jorge Rodriguez, i cili ka vdekur në vitin 2019, dhe i cili ishte i dënuar me 10 vjet burgim për shkak të trafikimit me drogë. Ndërkohë, nëna i kishte vdekur tragjikisht në një aksident në vitin 2011, një vit para se Georgina të udhëtonte për në Britani.
Kështu, ajo kishte fituar një punë si asistente e shitjes në dyqanin e “Gucci” në Spanjë, aty ku edhe takoi për herë të parë Ronaldon dhe këtu jeta e saj ka marrë kthesën.
“Më kujtohet një herë ai erdhi me një Bugatti. Kolegët e mi të punës u çmendën. Do të shkoja atje me një autobus dhe do të nisesha me një Bugatti. Njerëzit nuk mund ta besonin”, tha Georgina.
Ronaldo, i cili gjithashtu merr pjesë në shfaqje dhe pranon se e kuptoi me shpejtësi se “Georgina ishte gruaja e jetës sime”, shtoi: “Të ishte ‘normale’ si të thuash, sepse ajo ishte tashmë e dashura ime.
Duke rrëfyer se nuk ishte dashuri me shikim të parë me partneren e tij shumëvjeçare, e cila rrit Alana Martinën 4-vjeçare dhe tre fëmijët e tij sikur të ishin të gjithë të sajat dhe aktualisht është 5 muajshe shtatzënë me binjakë, ai shtoi: “Në fillim nuk e mendoja se do të ishte kaq e fortë dhe do të dashurohesha me të.
“Nuk e prisja sinqerisht. Por pas një kohe e ndjeva se ajo ishte e vetmja për mua”, ka thënë Ronaldo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button