Gerard Pique thyen heshtjen për ndarjen nga Shakira: Dua të jem besnik ndaj vetvetes
Gerard Pique foli publikisht për herë të parë për ndarjen e tij me Shakira pas më shumë se një dekade së bashku.
“Nuk do të them, nuk dua”, tha ylli i futbollit kur u pyet nga media spanjolle El Pais se si ndarja kishte ndikuar tek ai. Në vend të kësaj, ai zgjodhi të flasë për dy djemtë e ish-çiftit, Milanin 9-vjeçar dhe Sasha-n 7-vjeçar.
“Të gjithë kanë përgjegjësinë e tyre për të bërë më të mirën për fëmijët e tyre,” vazhdoi ai. “Ka të bëjë me mbrojtjen e tyre. Kjo është puna e të gjithë prindërve me fëmijët e tyre. Kjo është ajo ku jam fokusuar dhe ky është roli im si baba”.
Pique gjithashtu foli po ashtu për mbulimin mediatik rreth ndarjes dhe marrëdhënies së tij të re me studenten e kolegjit të Barcelonës, Clara Chia, duke thënë: “Problemi është se si njerëzit i perceptojnë gjërat ose si i paketon shtypi. Unë jam ende duke bërë atë që dua. Unë dua të jem besnik ndaj vetes. Nuk do të harxhoj para për të pastruar imazhin tim.”
“Njerëzit për të cilët dua dhe shqetësohem janë njerëzit që më njohin. Pjesa tjetër, nuk më intereson”, tha ai. “Po e vendos energjinë time tek njerëzit që janë më afër meje dhe po u jap atyre atë që kam. Unë jam shumë i lumtur. Ka pasur ndryshime në jetën time dhe unë kam ditur se si ta ruaj atë lumturi.”
Ndërkohë, Shakira ka qenë e hapur në anën e saj të ndarjes, duke vënë në shënjestër Piqué në bashkëpunimin e saj Bizarrap ” BZRP Music Sessions #53 “, i cili u ngjit në vendin e parë në tabelën Hot Latin Songs dhe përfundimisht./21Media