Gërvalla: Albulena Haxhiu është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet

Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e ka uruar Albulena Haxhiun për postin e nënkryetarës së Kuvendit të Kosovës. Njëherit e ka falënderuar për siç shprehet “punën e palodhur si Ministre e Drejtësisë”.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Gërvalla tha se gjatë mandatit të saj, Albulena ka udhëhequr procesin e reformës në drejtësi dhe ndërmarrjen e hapave të guximshëm në luftën kundër korrupsionit.
Sipas saj, “Albulena është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet”.
“Faleminderit nga zemra Albulena Haxhiut për gjithë punën e palodhur si Ministre e Drejtësisë. Me guxim, përkushtim dhe karakter të fortë ajo ka lënë gjurmë të rëndësishme në forcimin e shtetit ligjor dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike. Gjatë mandatit të saj, Albulena udhëhoqi procesin e reformës në drejtësi dhe ndërmori hapa të guximshëm në luftën kundër korrupsionit. Albulena është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet. Jam mirënjohëse për kontributin e saj dhe i uroj suksese të mëdha në rolin e ri si Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ku jam e bindur se do të vazhdojë të japë shumë për demokracinë, qytetarët dhe të ardhmen e vendit tonë”, thuhet në shkrimin e Gërvallës. /21Media