Gërvalla: BE t’i bëjë presion Serbisë, ne jemi në favor të dialogut

(Lajm i përditësuar)


Gërvalla: BE t’i bëjë presion Serbisë, ne jemi në favor të dialogut

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ka deklaruar se përdorimi i termit “Kosovë dhe Metohija” reflekton ambicie hegjemoniste të Serbisë dhe lidhet me retorikën e periudhës së Sllobodan Millosheviqit.

Ajo vuri në dukje se Kosova është një demokraci perëndimore dhe se mbështetja ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara është shumë e lartë në vend.

Gërvalla theksoi se Serbia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për rajonin për shkak të propagandës dhe politikave të saj që, sipas saj, nxisin urrejtje dhe përgatitje për sulme të mundshme ushtarake.

“Më lini të bëj të qartë se nuk ka Kosovë dhe Metohi, ajo nuk ekziston zonja dhe zotërinj. Kosova dhe Metohija është një shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë për Kosovën. Thënë thjeshtë është gjuha e vjetër e Sllobodan Millosheviqit dhe atyre që ndjekin atë. Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkan. Mbështetja për NATO dhe SHBA është 99% në vendin tonë. Ne jemi vendi më pro NATO dhe më pro SHBA në botë. Ne jemi mbrojtur nga gjenocidi nga NATO dhe SHBA. Janë vrarë armiqësitë serbe të nxitura nga Sllobodan Millosheviq dhe ministri i tij Vuçiq i cili është tashmë president i Serbisë. Nuk po flasim për historinë por për të tanishmen dhe tani Serbia është një kërcënim i drejtpërdrejtë për rajonin. Ne e përcjellim propagandën e vazhdueshme të Vuçiqit dhe urrejtjes që shpërndahet dhe helmon popullatën serbe dhe nxit përgatitjen e qytetarëve serb për një sulm ushtarak kundër vendit tonë. Në Serbi mund të shohësh murale të mëdha si ky ku shkruhet kur ushtria të kthehet në Kosovë. Pra nuk shkruhet nëse ushtria kthehet por kur ushtria të kthehet, pra ata nuk e fshehin qëllimin e tyre, ata janë të qartë për këtë haptazi, vetëm lënë kohën të hapur.”, tha ajo

Gërvalla u shpreh se në vitin 2023, Serbia tregoi gatishmërinë për përdorim force, duke dërguar grupime paramilitare të pajisura me armatim anti-tank dhe ajror dhe duke synuar me dhunë pjesë të territorit verior të Kosovës.

Ajo akuzoi drejtues të caktuar si pjesë të atyre ngjarjeve dhe e konsideroi pritjen dhe trajtimin e tyre në Beograd si një shenjë për mungesë dëshire për llogaridhënie.

“Serbia ka dëshmuar në vitin 2023 se është e gatshme për luftë. Vuçiqi mund të pengohet, jo të bindet. Mentaliteti nuk është diçka që ndryshon vetëm nëse flisni për të. Në vitin 2023 Serbia kryu një sulm ushtarak kundër Republikës së Kosovës duke dërguar grupet paramilitare të pajisura nga Serbia me pajisje anti tank ajrore, me plane për të marrë veriun e territorit tonë me dhunë. Komandanti i atij inkursioni ishte dora e djathtë e Vuçiqit për Kosovën ndërkohë, Vuçiqi e mban atë si mysafir nderi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion në regjim, nëse nuk ka pasoja, situata do të eskalojë edhe më tutje sepse nuk kanë kujt ti frikësohen. Ministri i punëve të jashtme Gjuriq e di këtë shumë mirë, ai nuk ka probleme me vrasës dhe me dhunues. Ai mund të ketë zë të butë zonja dhe zotërinj por ai u ul për kafe pas sulmit në Banjskë me Radojiçiqin.”, tha ajo.

Ajo gjatë fjalimit të saj ka kërkuar lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu, i cili është arrestuar në Serbi, derisa ka kërkuar më shumë presion të faktorit ndërkombëtar ndaj Serbisë.

“Ne po e ndjekim rrugën për integrimin euro-atlantik, Serbia po shkon në drejtimin e kundërt, drejt Rusisë. Mos prisni shumë gjatë, është porosia jonë, mos filloni një luftë tjetër ballkanike”.


Mbretëria e Bashkuar: Rishikimi strategjik i UNMIK-ut është pritur shumë gjatë

Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se njohja është thelbësore për stabilitetin afatgjatë në rajon dhe për zhvillimin e plotë të vendit.

Përfaqësuesja e Britanisë, Jennifer MacNaughtan gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet përkrahëse e palëkundur e zhvillimit demokratik të Kosovës dhe shtegut të saj euroatlantik.

“Si ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u bëjmë thirrje shteteve anëtare që ende nuk e kanë bërë këtë, t’i bashkohen shumicës. Njohja është esenciale për stabilitet afatgjatë dhe për zhbllokimin e potencialit të plotë të Kosovës”, tha ajo.

MacNaughtan foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë.

“Llogaridhënia për sulmin në Banjskë dhe për sulmet ndaj KFOR-it është pritur shumë gjatë”, ka thënë ajo.

Diplomatja britanike inkurajoi progres të shpejtë drejt formimit të qeverisë në Kosovë dhe përgëzoi mbajtjen e qetë dhe demokratike të procesit zgjedhor lokal.

Ajo ndër të tjera tha se rishikimi strategjik i UNMIK-ut është pritur shumë gjatë.


Kina: Veprimet e njëanshme të Kosovës në veri rrezikojnë stabilitetin rajonal

Përfaqësuesi i Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Geng Shuang, ka dënuar, siç tha ai, “veprimet e njëanshme” të autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, duke paralajmëruar se ato po nxisin tensione dhe po minojnë stabilitetin rajonal.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e Këshillit të Sigurimit, ku po diskutohej raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për Kosovën, Shuang ka theksuar se këto veprime po shkaktojnë tensione dhe po rrezikojnë stabilitetin në rajon.

“Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur me mburrje disa institucione jetike për serbët, kanë shënjestruar serbët me bastisje të dhunshme dhe tashmë kanë hapur edhe urën e re mbi lumin Ibër. Këto veprime shkelin të drejtat legjitime të serbëve dhe nxisin tensione”, deklaroi ai.

Përfaqësuesi i Kinës u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që “të shmangin veprime që rrisin përplasjet” dhe të përmbahen nga çdo hap që mund të përkeqësojë situatën në terren.

Shuang tha se Pekini mirëpret dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por se “thelbi i problemit qëndron te veprimet e njëanshme dhe të vazhdueshme nga Kosova, që krijojnë mosbesim ndërmjet komuniteteve”.

“Prania e Kombeve të Bashkuara në Kosovë është një garanci e fuqishme për zgjidhjen e çështjes”, shtoi Shuang, ku theksoi se qëndrimi i Kinës “mbetet i qëndrueshëm dhe i pandryshuar”.

Në fund të fjalës së tij, përfaqësuesi i Kinës ka thënë se vendi i tij “mbështet palët që të arrijnë një zgjidhje të dyanshme përmes dialogut dhe kompromisit”, duke nënvizuar rëndësinë e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

Vlen të përmendet se Kina nuk njeh pavarësinë e Kosovës.


​Përfaqësuesi amerikan në OKB: Kosova e Serbia të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqe

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jeff Bartos, ka ripërsëritur thirrjet që UNMIK-u duhet të mbyllet. Ai ka thënë se është koha që misioni të tërhiqet dhe të bëhet transferimi i funksioneve të tij.

Bartos tha se takimet për UNMIK-un janë të padobishme, teksa shtoi se në Kosovë nuk ka krizë sigurie.

“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMK-u nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur që të tërhiqet misioni. Z. Shin i çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut për dialog por UNMIK-u është mision paqeruajtës pa paqeruajtës. Është koha të fillojë puna e transferimit të funksioneve nga UNMIK në agjenci më të përshtatshme. SHBA u bën thirrje shteteve anëtare për të mbyllur operacionet e saj. Ky tranzicion është i tepërt. Takimet për UNMIK-un janë të padobishme dhe kjo punë duhet të ndërpritet. Këto takime i dëmtojnë institucionet”.

Ai tha se UNMIK është një mision paqeruajtës dhe duke parë që nuk ka krizë në Kosovë dhe është koha të fillojë procesi i mbylljes së tij, pasi shpenzimi I padobishëm e dëmton OKB-në.

“UNMIK-u para shumë kohësh ka ndihmuar për koha ka ndihmuar për këtë dhe nuk ka krizë të sigurisë në Kosovë dhe nuk ka rol qeverisës në Kosovë. Koha ka ardhur që të tërhiqet misioni…. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxisin Kosovën dhe Serbinë të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqe dhe stabilitet në mes vete me qëllimin përfundimtar të njohjes përfundimtare”, tha ai.


​Gjuriq me propagandë në OKB, ankohet për mbylljen e strukturave paralele në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është ankuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mbylljen e strukturave paralele serbe në Kosovë.

Gjatë shqyrtimit të raportit periodik për Kosovën, Gjuriq, duke propaganduar, tha se të drejtat e serbëve në Kosovë po injorohen vazhdimisht.

Madje, duke iu referuar qeverisë Kurti, ai tha se kjo e fundit ka shkatërruar 128 institucione që sipas tij janë jetike në komunat me shumicë serbe. Ai tha se kjo po bën që të dëmtohet trashëgimia e paqes që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka arritur në mandatin e parë për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

“Të drejtat themelore të serbëve jo vetëm që po injorohen, por po gërryhen sistematikisht. Ajo që shohim sot është një luftë, betejë për siguri dhe mbijetesë… Regjimi i Kurtit ka thyer 128 institucione jetike në pjesën me shumicë serbe. Mbrojtja sociale, posta, pensionet, punësimi dhe kështu me radhë. Edhe Kryqi i Kuq është shënjestruar… Kjo po dëmton trashëgiminë e paqes të presidentit Trump që e arriti gjatë mandatit të parë”, pretendoi ai.

Duke folur për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Gjuriq anashkaloi të vërtetën duke mos përmendur ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë. Ai tha se Lista Serbe ka triumfuar në nëntë nga dhjetë komunat me shumicë serbe në raundin e parë. Madje, pretendoi se “fryma serbe vazhdon të jetë në Kosovë”.

Gjuriq nuk la anash as narrativat kundër Kosovës, duke pretenduar se gjoja serbët po shtypen e frikësohen.

“Fryma serbe në Kosovë vazhdon të jetë e pathyeshme. Kjo qëndrueshmëri e shfaqur në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Lista Serbe ka triumfuar në nëntë nga dhjetë komuna në raund të parë. Kjo nuk është politike, është mosbindje. Serbët, kundrejt shtypjes, presionit dhe frikësimit, kanë krijuar vetëvendosjen e tyre. Edhe shqiptarët e kundërshtojnë tashmë radikalizimin e Kurtit”, shtoi Gjuriq.

Tëmë diskutimi në Nju Jork u bë edhe kontingjenti i dronëve luftarakë kamikazë të tipit Skydagger, i cili një javë më parë zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Gjuriq pretendoi se “është përpjekje që kërcënon të thyejë ambientin e sigurisë”.

“Militarizimi i territorit me armatim të përshpejtuar të FSK-së dhe blerjen e dronëve kamikazë. Përpjekjet e tyre kërcënojnë të thyejnë ambientin e sigurisë aty”, tha ai.

Krahas kësaj, ai përsëriti kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. /kp


Gjuriq ankohet që FSK po forcohet me dronë nga Turqia

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është ankuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Kosova po forcohet ushtarakisht.

Ai ka përmendur blerjen e dronëve kamikazë nga Turqia, dhe sipas tij këto veprime të Kosovës “vetëm e rrisin mosbesimin”.

“Rrezikon përshkallëzim të tensioneve. Sigurimi i dronëve kamikaz për FSK, rrënon besimin rajonal, është në kundërthënie me paqen që kërkon ky Këshill i Sigurimit”, ka thënë Gjuriq.


Gërvalla në OKB: Banka Botërore ka ranguar Kosovën top-lider në botë për rritje ekonomike

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka marrë fjalën e saj në seancën e raportit të UNMIK-ut.

Në këtë seancë, Gërvalla foli për Kosovën duke thënë se ka ekonomi e fortë” dhe se Banka Botërore ka ranguar Kosovën si “top lidere në botë” për rritje ekonomike.

Ndër të tjera ajo shtoi se Kosova është e para në Evropë dhe 3 ta në bota në Indeksin për Sundim të Ligjit.

“Fuqia jonë derivon nga populli jonë, nga demokracia jonë perëndimore, dhe nga ekonomia jonë e fortë. Për 5tën herë radhë, Banka Botërore e ka rangar Kosovën si top-lidere në ekonomi rritje në Evropë, derisa vendet e tjera po hjekin keq, projeksioni për rritjen tonë është përsëri rreth 4%. Investimet e direkte të huaja po rriten, dhe fitimet. Kosova është e para në Evropë dhe 3të në bota në Indeksin për Sundim të Ligjit”, tha Gërvalla. /21Media


Fillon seanca e KS të OKB-së, diskutohet raporti për Kosovën

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Zëvendëspërfaqësuesi Special i OKB-së në Kosovë, Milbert Dongjoon Shin tha se që nga zgjedhjet nacionale në shkurt, përçarjet mes partive nuk kanë lejuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e qeverisë, dhe kjo ka qenë pengesa e vetme për funksionimin e institucioneve qendrore.

Ai ka thënë se më 10 tetor me zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, ky organ është shpallur i konstituuar nga kryetari.

“10 deputetë serbë e kanë kontestuar këtë në Gjykatën Kushtetuese. Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ritheksojmë se respektimi i pavarësisë së gjyqësorit mbetet gur-themel i shoqërisë demokratike. Dhe po ashtu shpresojmë që në përputhje me vendimin përfundimtar të Gjykatës përçarjet politike do të të tejkalohen që populli të përfaqësohet e shërbehet nga institucionet e veta”, tha përfaqësuesi i UNMIK-ut.

Ndër të tjera ai ka thënë se i kanë mirëpritur takimet e dialogut në qershor e në shtator midis Kosovës e Serbisë në Bruksel.

“I bëjmë thirrje të dyja palëve që të shmangim masa që mund të gërryejnë mirëbesimin dhe inkurajojmë palët që të trajtojnë çështjet e mbetura në mirëbesim”, tha ai.

Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
 

Back to top button