Gërvalla: Çnjohja e Kosovës nga Togo ndodhi në vitin 2019

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se çnjohja e Kosovës nga Togo ka ndodhur në vitin 2019.
Ky reagim i Gërvallës erdhi pas pyetjes së ish-kryeministri Avdullah Hoti, pyeti se “A ka Kosova politikë të jashtme?”

“Të gjithë të ekzaltuarve rreth ‘çnjohjes’ së Togos dhe propagandës së Daçiçit dua t’iu rikujtojë që ajo ka ndodhur në vitin 2019, pra shumë kohë para se vinte në detyrë kjo qeveri. Më e pakta që do të duhej të ndodhte pas një propagande të tillë të përsëritur dhe fushatës kundër Kosovës është qëndrimi unik ndaj propagandës së Daçiçit dhe Vuçiçit, jo vetëm rreth “çnjohjeve”. Të dhëmbin sytë kur sheh se sa shumë përjargen disa, sa herë që Sllobo i Vogël përpiqet t’i japë një shqelm Kosovës”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.
Gërvalla ka thënë se Kosova do të fitojë edhe këtë sfidë, siç e fitoi betejën në vitin 1999./21Media 
 
Back to top button