Gërvalla dhe Këshilli Kombëtar i Diasporës flasin për strategjinë e re për mërgatën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bashkë me zëvendësministren Liza Gashi kanë zhvilluar një takim virtual me Këshillin Kombëtar të Diasporës (KKD), me përfaqësues shqiptarë nga shumë vende të botës.
Gërvalla, ka thënë se e sheh të domosdoshëm bashkëpunimin e ngushtë mes KKD-së dhe MPJD-së, në mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor, e që është lidhja e mërgatës me vendlindjen, dhe transferimi i dijes nga mërgata në Kosovë.
Lidhur me këtë ka shpjeguar edhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për Strategjinë e re për diasporën.
Ajo ka vlerësuar se duhet të thellohet bashkëpunimi edhe me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, si dhe përfaqësuesit shqiptar të Luginës për t’i hapur derën mërgatës shqiptare kudo që ata jetojnë e veprojnë.
Zëvendësministrja Gashi ka ofruar detaje lidhur me strategjinë e re me të cilën kjo Qeveri do t’i qaset diasporës.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e KKD-së, kanë marrë përsipër të dërgojnë sugjerime dhe kërkesa specifike për inkuadrim dhe përfshirje më të madhe të mërgatës në proceset në vend./21Media

Back to top button