Gërvalla: Dronët e konfiskuara të teroristëve dhanë dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diapsorës, Donika Gërvalla ka komentuar pamjet të cilat të dielën i ka publikuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, shihen duke u stërvitur brenda territorit serb.

Këto pamje i ka publikua në rrjetet sociale kryeministri Albin Kurti, ndërkaq pas tij edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

”Dronët e sekuestruar nga grupi terrorist kanë dhënë dëshmi të tjera për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet kundër Republikës së Kosovës“, ka shkruar Gërvalla në rrjetet sociale.

Back to top button