Gërvalla e quajti Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, PZAP-i e dënon me 10 mijë euro VV-në

Tri ditë më parë, gjatë një tubimi elektoral ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e quajti Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, si gjeneral të vetëshpallur.

Në lidhje me këtë gjuhë, AAK-ja është ankuar në PZAP.

E PZAP-i në një vendim e ka dënuar VV-në me 10 mijë euro për gjuhën e Gërvallës, duke vlerësuar se “është gjuhë denigruese dhe urrejtëse në raport me subjektet politike që marrin pjesë në garën zgjedhore”.

 

Back to top button