Gërvalla kërkon nga Osmani të lirojë nga detyra të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka përcjellë gjatë kësaj jave te Presidentja e Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht.

Këtë lajm e ka bërë të ditur këshilltari i lartë i Gërvallës, Kreshnik Ahmeti, i cili ka thënë se MPJD i falënderon të gjithë ambasadorët për punën dhe angazhimin e deritanishëm.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm’, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që, gjatë ditës Beqë Cufaj, ambasador në Shtutgart të Gjermanisë dhe Qëndrim Gashi, ambasador në Paris, janë liruar nga detyra nga presidentja Vjosa Osmani.

Back to top button