Gërvalla: Kosova s’ka mercenarë në Ukrainë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gervalla, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha se në Ukrainë ka mercenarë nga Kosova.
Ajo ka shkruar në “Twitter” se Putin është po tenton largojë vëmendjen nga lufta e tij në Ukrainë.
“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë luftën dhe gjenocidin e tij kundër Ukrainës, duke bërë luftë propagandistike. Ai përsëri po gënjen. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiqi. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla.


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se në Ukrainë po shkon duke u shtuar numri “i mercenarëve nga Kosova”./21Media

Back to top button