Gërvalla: Kujtimet nga lufta Kosova i ka të freskëta

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, kanë folur për krizën në Ukrainë.
Në një konferencë për media, Gërvalla ka kërkuar nga aleatët e Kosovës që t’i marrë më seriozisht kërcënimet që vijnë nga Serbia.
“Kosova pa asnjë hezitim është bashkangjitur sanksioneve të BE-së. Në koordinim me NATO dhe BE jemi duke zbatuar këto sanksione. Serbia është fqinjë verior i Kosovës, dhe kemi kërkuar ndryshim të qasjes agresive që Serbia ka ndaj Kosovës. Shpresojmë që aleatët tanë të marrin më seriozisht kërcënimet që vijnë nga Serbia. Kujtimet nga lufta Kosova i ka të freskëta dhe sërish po kërcënohet nga Serbia. Ashtu si Vladimir Putin në Ukrainë, Vuçiqi propagandon të drejtën e Serbisë për rajonin. Kërcënimet me luftë nga Vuçiqi duhet të marrin përgjigje të shpejtë. Serbia po kërcënon rajonin. Kosova ka miq të fortë dhe është e sigurt”, tha Gërvalla pas takimit me ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto./21Media

Back to top button