Gërvalla merr pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut

Në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, me ftesë të Dukës së Madh të Luksemburgut, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se përveç kësaj Gërvalla mori pjesë edhe në darkën e përbashkët të Ministrave të Jashtëm, të organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Në këtë ditë të shënuar për Luksemburgun, Ministrja Gërvalla e uroi Dukën e Madh dhe homologun e saj Bettel për Ditën Kombëtare, duke theksuar miqësinë e fuqishme dhe raportet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut, marrëdhëniet e ngushta të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të frytshëm, duke konsoliduar lidhjet tona në fusha të ndryshme si dhe duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal. Nga Luksemburgu, Ministrja Gërvalla filloi vizitën zyrtare në Strasburg, ku do të mbajë takime me përfaqësues të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatë për media./21Media

Back to top button