Gërvalla: Në Këshillin e ministrave në BE u kërkova të ragojnë për aktin e agresionit të Serbisë më 24 shtator

(Lajm i përditësuar)

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënëse në takimin e ministrave të BE-së me ata të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i kryesuar nga Josep Borrell ka kërkuar të reagojnë me shpejtësi dhe qartë ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori për të parandaluar përshkallëzimin e radhës

“Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së u kërkova kolegëve të mi që të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori për të parandaluar përshkallëzimin e radhës. Ne kemi nevojë që BE të rimendojmë dhe rivlerësojmë politikën e saj të sigurisë”, shkruan Gërvalla në X.


Gërvalla: Presim qëndrim të qartë nga BE-ja për agresionin e hapur nga Serbia ndaj Kosovës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se nga Bashkimi Evropian pret një qëndrim të qartë s ai përket sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator.

“Kosova dy muaj më parë është përballur me akt agresioni të hapur nga fqinja Serbia. Presim nga BE-ja, nga ministrat sot, por edhe nga strukturat tjera, të kenë qëndrim të qartë për ta adresuar këtë sulm dhe për të adresuar çdo gjë duhet në mënyrë që agresori të përballet me pasojat”, ka thënë Gërvalla para takimit të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor me ministrat e jashtëm të BE-së.


Gërvalla: Sulmi i Banjskës ndryshon gjithçka

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë sot në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së ku do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit dhe për sigurinë në Evropë. Pjesëmarrjen e saj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë dëshmon për urgjencën e përballjes me kërcënimet që cenojnë sigurinë.

“Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paraushtarak i 24 shtatorit nga Serbia ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë”, ka thënë ajo.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Pas Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor 2023, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.

Back to top button