Gërvalla në PE: Serbia s’e do Evropën, i do vetëm eurot e saj

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, po mban fjalimin e saj para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ajo ka përmendur aktin terrorist të ndodhur të premten në kanalin e Ibër Lepencit.

Kryediplomatja u shpreh se Serbia nuk e do Evropën, por vetëm eurot e saj.

Derisa në këtë pikë përmendi edhe Putinin.

”Ky nuk është tension etnik. Ata nuk e duan Evropën, ata i duan vetëm eurot nga Bashkimi Europian”.

”Vuçiq ka imazh të njëjtë sikur Putin”.

Back to top button