Gërvalla ngatërron NATO-n me OKB-në
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla edhe një herë gaboi në një postim në Twitter.
Ajo ka postuar një fotografi me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke e paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik, por në vend se të vinte flamurin e NATO-s, ajo ka vënë flamurin e OKB-së në tri vende.
Postimi më pas është përmirësuar.
Ky gabim i ministres Gërvalla u komentua edhe nga opozita. Deputetja e PDK-së Blerta Deliu Kodra reagoi përmes një postimi në “Facebook duke thënë “Drejton diplomacinë e shtetit dhe politikën e jashtme, ngatërron flamurin e OKB-së, me atë të NATO-s! E ne po presim njohje dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare ”.
MPJ-ja dhe ministrja Gërvalla janë kritikuar edhe më herët për postimet në Twiiter, sidomos për atë që kishte të bënte me Rusinë, kur dyshohej se ishte bërë me ndihmën e “google translate”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?