Gërvalla për RTV21: Votimi tregoi sa e vetmuar është Rusia në OKB dhe sa e fuqishme është pjesa tjetër e botës

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë kërkesën e Rusisë për të diskutuar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër Jugosllavisë.
Lidhur me këtë ministrja e Punëve të Jashtmë të Kosovës, Donika Gërvalla në një intervistë për rtv21 tha se kjo tregon se sa e vetmuar është Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe sa e fuqishme është pjesa tjetër e botës.
“E patëm një votë shumë të qartë, 12 vota ishin për të mos vazhduar mbledhja dhe vetëm 3 ishin për të vazhduar mbledhja, dhe kjo tregon sa e vetmuar është Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe sa e fuqishme është pjesa tjetër e botës. Kosova është e pozicionuar mirë në krahë të miqëve, partnerëve dhe aleatëve të saj dhe Kosova këtë e shpaguan çdo ditë duke bërë një politikë të hapur, duke implementuar standartet me të larta të demokracisë, shtetin ligjor dhe duke përmirësuar çdo ditë e ngapak jetën e qytetarëve të saj”, tha ajo.
Tutje Gërvalla tha se ministri serb, Ivica Daçiq korridoreve po bën propagandë për të përgënjështruar realitetin historik me fjalimet e tij siç thotë ministrja “të gërditshme”./21Media