Gërvalla për takimin e Ohrit: E vërteta është se ne ende s’ kemi marrëveshje me Serbinë

Ministrja e Punëve te Jashtme të Kosovës e cila qëndroi për një vizitë në Portugali në kuadër të javës së kulturës kosovare atje, për mediat mediat protugeze ka folur lidhur me marrvëshjene 18 marsit në Ohër midis Kosovës dhe Serbisë.

Kur është pyetur se a sjell kjo marrëveshje ndryshime efektive në Ksovë, Gërvalla ka thënë se ende nuk ka marrëveshje, duke iu referuar refuzimit të nënshkrimit nga ana e Serbisë.

“E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Nga ana jonë, ne ishim dy herë, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, gati për një marrëveshje, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht. Serbia nuk ishte gati për këtë. Ata thjesht vazhdojnë lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe kohëve të ndryshme dhe më pas, kur afrohet firma, refuzojnë. Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson.:, ka thënë Gërvalla për gazetën Diario de Noticias.

Ajo po ashtu ka thënë se duhet që Serbia të jetë serioze për normalizmin e marrëdhnieve ndërmjet të dyja vendeve.

“Normalizim do të thotë sjellje normale, respektim i fqinjit dhe mos kërcënim ndaj fqinjit me luftë dhe pasoja të tjera. Prandaj është kaq e vështirë me Serbinë, ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimist për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm.”, ka thënë ministrja./21Media

Back to top button