Gërvalla për “The Guardian”: Perëndimi të marrë masa ndaj Serbisë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke zbuluar më tepër armë dhe pajisje ushtarake në pjesë të ndryshme në veri të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë.

Gërvalla gjithashtu në një intervistë për “The Guardian” u ka bërë thirrje kryeqendrave perëndimore që të marrin masa kundër Serbisë.

“Ajo që ndodhi të dielën, më 24 shtator të vitit 2023, ishte një akt i agresionit të hapur të Serbisë kundër Republikës së Kosovës”, tha Gërvalla për “The Guardian”. “Kjo u dëshmua edhe në ditët e fundit, me një mori dëshmish”.

Gërvalla e ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Ajo ka thënë se kjo nuk përbën rrezik vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

Ajo ka shtuar se “asgjë nuk mund të mbetet siç ka qenë”.

Back to top button