Gërvalla takohet me deputetin e Bundestagut, temë diskutimi procesi i anëtarësimit të Kosovës në Nato dhe BE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz  ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Roderich Kiesewetter, në kuadër të një vizite pune në Gjermani.

Në këtë takim është diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë pas 24 shtatorit të vitit të kaluar, dhe për masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Nato dhe BE.

“Në kuadër të një vizite pune që sot ka nisur në Gjermani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e, me të cilin kanë diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë pas 24 shtatorit të vitit të kaluar, masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Nato dhe BE”, ka shkruar Gërvalla- Schwarz në “Facebook”.

Gërvalla-Schwarz me deputetin gjerman ka folur edhe për sundimin e ligjit dhe forcimin e demokracisë në Kosovë, ndërsa ka falenderuar atë për qëndrimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës.

Kjo vizitë pune në Berlin është një mundësi e mirë e koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve dhe politikave me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme gjermane, ka shtuar tutje Gërvalla- Schwarz./21Media

 

Back to top button