Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Gërvalla ka njoftuar se  me Berset ka diskutuar mbi arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

“Takim i shkëlqyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Pata kënaqësinë të ndaj arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Qytetarët tanë presin të konsolidojmë së bashku vlerat tona të përbashkëta dhe të përfitojnë nga mekanizmat e mbrojtjes së Këshillit të Evropës”, ka shkruar ministrja në platformën X./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button