Gërvalla takohet sot me kryeparlamentaren sllovene

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të takohet sot me kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupanqiq.

Takimi do të mbahet në ambientet e kësaj ministrie.

Përndryshe, Zupançiqi u takua dje me homologun e saj kosovar, Glauk Konjufca si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Back to top button