Gërvalla takoi Blinken: Nuk mund të kishim një mik më të vërtetë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Gërvalla u shpreh se me Blinken zhvilloi një takim të përzemërt dhe theksoi se biseduan për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Ministrja për Blinken shtoi se “nuk mund të kishim një mik më të vërtetë”.
“Shumë i inkurajuar nga një bashkëbisedim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Do të ketë gjithmonë një lidhje të veçantë –  nuk mund të kishim një mik më të vërtetë! Faleminderit, Anthony Blinken.”, shkroi Gërvalla në Twitter.
Ndryshe, Antony Blinken e ka ftuar ministren Gërvalla të marrë pjesë në ”Summit of the Americas”./21Media

Back to top button