​Gërvalla takon kongresistin Self: Ende asnjë pasojë ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, rreziku i destabilizimit të rajonit si pasojë e veprimeve të Serbisë dhe Rusisë si dhe angazhimi i Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, ishin temat kryesore të takimit të shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla me kongresistin republikan Keith Self.

Gërvalla e njoftoi kongresistin lidhur me kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës duke përmendur faktin që ende nuk ka asnjë pasojë për Serbinë pas sulmit në Banjskë, sulmit ndaj KFOR-it dhe veprimeve të vazhdueshme agresive, por edhe vendosmërinë e Kosovës për t’i qëndruar besnike parimeve të saj.

Duke njoftuar kongresistin amerikan për progresin e Kosovës në shumë fusha, ministrja Gërvalla falënderoi SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme në çlirimin, shtet-ndërtimin, zhvillimin dhe integrimet euroatlantike të Kosovës.

Back to top button