Gërvalla: Vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave për pasaportat ilegale serbe rrugë e gabuar

(Lajm i përditësuar)


Gërvalla: Vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave për pasaportat ilegale serbe rrugë e gabuar

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, (MPDJ) Donika Gërvalla, e ka quajtur rrugë të gabuar vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për pasaportat ilegale serbe për serbët e Kosovës.

Gërvalla tha se me këtë vendim është parë se disa akterë të BE-së nuk janë të interesuar për integrim të pakicave serbe në Kosovë.

“Sa i përket çështjes së pasaportave që nuk lëshohet nga institucionet legjitime të Republikës së Kosovës për të gjithë qytetarët e saj ne nuk kemi hezituar në vazhdimësi të paralajmërojë dhe të informojmë akterët e rëndësishëm të Bashkimit Evropian. Siç e shihni ata kanë marr një vendim i cili sipas gjykimit tonë jo vetëm që qon në rrugë të gabuar por të bënë të kuptosh që disa akterë të BE-së nuk janë të interesuar për një integrim më të mirë të integrimit të pakicave serbe në Kosovë por punojnë më shumë në ndarje të tyre. Mendoj se kjo është rruga e gabuar, ne mendojmë që integrimi sa më i shpejtë i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në strukturat legale të pajisur me dokumente legale në të gjitha sferat qon në një atmosferë dhe hapësirë më të mirë për të gjithë ata dhe për të gjithë ne”, tha Gërvalla.

Ajo është deklaruar edhe për informacionet që i posedojnë lidhur me rastin e Faton Hajrizit.

Gërvalla tha se deri tani gjithçka çka ndodh në Serbi është nëm mjegull dhe se nuk mund tu thotë qytetarëve se ka informacione të sakta.

“Bashkëpunimi jo vetëm që është i vështirë por pothuajse inekzistent në këto fusha. Ne kemi qenë këmbëngulës në kërkesën që trupi i personit të vrarë kushdo që të jetë ai t’i kthehet familjes për tu varrosur në Kosovë. Kemi shpërndarë informacionet me kohë me të cilat kemi mundur të pajisemi gjatë kësaj kohe, kemi pas një mostër të shenjave të gishtërinjve të një personi i cili pas verifikimit në Kosovë është konstatuar të jetë i qytetarit të Kosovës Faton Hajrizi mirëpo nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë dhe as për ndonjë prej pretendimeve të tjera. Deri tani gjithçka çka ndodh në Serbi është nëm mjegull nuk mund tu themi qytetarëve tanë se kemi informacione të sakta mirëpo nuk fshehim asnjë prej informacioneve të cilat i kemi marr sepse dëshirojmë që edhe qytetarët edhe mediat të jenë po aq të informuar ose të pa informuar sa janë edhe institucionet”, shtoi Gërvalla.

Gërvalla tha se i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, misioneve diplomatike edhe misionit të BE-së në Beograd të ju ndihmoj në zbardhjen e të vërtetës.

Gërvalla ende nuk e kemi bërë tirrjen finale nëse do të duhej të shmanget komplet kalimi nëpër serbi.

Kalimi nëpër serbi ka qenë i mbushur me probleme. Mkemi arrestime arbitratre të cilat serbia nuk ka asnjë legjislacion për ti ndjekur.

Gërvalla poashtu ka folur edhe për blerjen e objekteve të ambasadave duke thënë se kanë vendosur që ta zgjerojnë blerjen e tyre për të treguar që prezenca nuk është e përkohshme dhe për të kursyer buxhetin.

Ajo tha se kanë blerë një sërë godinash dhe janë në vazhdimësi në blerje të tyre.


Gërvalla: Disa akterë brenda BE-së po punojnë për ndarjen e serbëve në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kur u pyet rreth heqjes së vizave për qytetarët serbë me pasaporta ilegale, tha se  akterë brenda Bashkimit Evropian po punojnë për ndarjen e komunitetit serb në Kosovë.

Ajo e cilësoi këtë se vendimi i BE-së është i gabueshëm, duke shtuar se vetëm integrimi i serbëve lokalë është hapi i duhur.

“Për pasaportat që nuk lëshohen nga institucione legjitime ne s’kemi hezituar dhe t’i paralajmërojmë e informojmë akterët e rëndësishëm. Ata (BE) kanë marrë një vendim që jo vetëm sipas mendimit tonë, çon në rrugë të gabuar, por bën të kuptosh se disa akterë në BE s’janë të interesuar në integrimin e pakicës serbe në Kosovë, por punojnë në ndarjen e tyre. Integrimi sa më i shpejtë i qytetarëve në struktura legale të pajisur me dokumente legale, çon në atmosferë e në hapësirë për të gjithë ata e për të gjithë ne”, ka deklaruar ajo të mërkurën në një konferencë për media.


Gërvalla për mostrat e Faton Hajrizit: Janë të tij por s’kemi garancë se a bëhet fjalë për një person të vrarë

Deri më tani nuk ka më ndonjë informacion shtesë rreth rastit të Faton Hajrizit, këstu deklarai  Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Sipas saj deri më tani kanë vetëm shenjat e gishtërinjëve.

“Bashkëpunimi jo që është i vështirë, pot5huajshe është inekzistent në të gjitha këto fusha, kemi pasë një mostër të shenjave të gishtërinjve të një personi pas verifikimi në Kosovë është konstatuar të jetë Faton Hajrizi, nuk kemi asnjë garanc se bëhet fjalë për një person të vrarë apo për asnjë prej pretendimeve tjera, nuk mund t’u themi qytetarëve se kemi informacione të sakta, sepse dëshirojmë edhe qytetarët të jenë të informuar dhe mediat sa jemi ne”., tha Gërvalla.

Ajo shtoi se i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, misioneve diplomatike dhe misionit të BE-së në Beograd, në zbardhjen e kësaj çështje

“Nuk mund t’u japë më shumë informacione rreth kësaj çështje me aq sa kemi dhënë deri tani”, deklaroi Gërvalla./21Media

Back to top button