Gërxhaliu: 100 euro të vitit 2022 sot e kanë vlerën e 66 eurove

(Lajm i përditësuar)

Gërxhaliu: 100 euro të vitit 2022 sot e kanë vlerën e 66 eurove

Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu në emsionin “Click” në RTV21 tha se inflacioni në Kosovë është pranuar si diçka që nuk ka lënë gjurmë.

”Vendet me të zhvilluara ekonomike në Evropë e kanë pranuar në mënyrë të hapur goditjen nga inflacioni, por në Kosovë kjo ka kalu kinse nuk ka lënë gjurmë”, tha Gërxhaliu ndër tjera.

Gërxhaliu tutje ka shtuar se ”100 euro të vitit 2022 sot e kanë vlerën e 66 eurove nëse vazhdohet me këtë trend besoj se kjo është pasqyrja më reale se ku është Kosova, nuk duhet të humbim kohë më shumë me maskime të gabimeve”.


”Investimet e huaja në Kosovë”, Ujkani: Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor

Ujkani: Përpiqemi që të tërheqim invesitorë edhe nga vendet që nuk e njohin Kosovën

Drejtori i Këshillit të investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani në ”Click” të RTV21 sa i përket investimeve në Kosovë Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor.

”Duke qenë një treg jo edhe shumë i madh Kosova, Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor”, tha Ujkani.

Ai tutje tha se në kuadër të Këshillit të Invesitorëve po përpiqen që të tërheqën sa më shumë invesitorë edhe nga vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, këtu me theks të veçantë Ujkani përmedi Qipron dhe Spanjën.

Veç Gjermanisë, sipas Ujkanit edhe kompanitë Franceze janë mjaft invesitore në Kosovë.

”Mendoj byrokracitë e tepruara nganjëherë dalin të jenë pengesa që pak kush i pret”, tha Ujkani teksa i quajti të pajustifikueshme.


”Investimet e huaja në Kosovë” Ujkani thotë se gjendja politike është përcaktuese 

Drejtori i Këshillit të investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani në ”Click” të RTV21 ka folur për investimet e huaja direkte në Kosovë.

Ujkani tha statistikat nuk janë mjaft të mira në 6 mujorin e parë të këtij viti, por sipas tij interesimi për të investuar në Kosovë nuk mungon.

”Ka interes të vazhdueshem të kompanive për të investu në tregun e Kosovës, ai interes nuk ka munguar, por që në një mënyrë apo tjetër gjendja politike është percaktuese përderisa nuk kemi një stabilitet afatgjatë politik në vendin tonë”, tha Ujkani.


Gërxhaliu: Po dominon një agjendë politike e cila po e ngulfat ekonominë

Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu në emsionin “Click” në RTV21 tha se zhvillimet politike kanë ndikim mbi zhvillimin ekonomik në Kosovë.

”Në Kosovë është duke dominuar një agjendë politike e cila po e ngulfat ekonominë dhe zhvillimet ekonomike”, tha Gërxhaliu

Back to top button