Sipas Gërxhaliut, Kosovës nuk i bënë nder popullizmi

Sipas Gërxhaliut, Kosovës nuk i bënë nder popullizmi

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu sonte tha që vendimi për heqjen e taksës është i vonuar politikisht, i dëmshëm ekonomikisht, izolues në aspektin integrues dhe i duhur në aspektin aktual kohor, shkruan rtv21.tv

Gërxhaliu tha në “Click” të Rtv21 se Kosovës nuk i bënë nder popullizmi dhe shtoi që Kosova ka nevojë për një brez të ri, që sipas tij, vendimet e tilla i argumenton në një dimension kohor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte hoqi taksën ndaj lëndës së parë që importohet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Në vendimin e Kurtit bëhet e ditur se deri më 1 prill, Qeveria do të shfuqizojë vendimin për taksën dhe fillimin e vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë./21Media