Getinjo thotë se humbi 1 mijë ndjekës pas këtij postimi!

 
Reperi Getinjo ka treguar se ka humbur 1 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, pas një postimi që ka bërë së fundmi.
Reperi ka postuar fotografinë e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë. Pas këtij postimi ai thotë se humbi 1 mijë ndjekës.
Reperi ka shkruar në InstaStory se nuk do të ndalet për përkrahjen ndaj tyre.
“Po e shoh qe njo 1000 followersa mu paskan hek veq pse e kom postu foton e Hashim Thaçit edhe Kadr Veselit ! Ska lidhjet Un vazhdoj te krenohem dhe ka me mbet kshtu gjith jeten! Jam gjithmone me ata dy edhe krejt çlirimtaret e atdheut tem! Po marre duhet me ju ardh qaq di me thon! Hajde naten e mire! Me UÇK deri t’me ngreh toka !”,  ka shkruar Getinjo në InstaStory./21Media

Back to top button