Gexha: I plagosuri është në gjendje stabile

Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë, ka shkuar në Spitalin e Pejës për të vizituar nxënësin, i cili është plagosur në sulmin që ndodhi në Gllogjan.
Gexha ka bërë të ditur se i plagosuri po merr trajtimin e duhur në spital dhe sapo ka përfunduar operacionin.
“U siguruam nga drejtori i spitalit dhe stafit shëndetësor që pacienti është duke marrë trajtimin e duhur. Është kryer operacioni dhe është nxjerrë gëzhoja dhe pacienti është në gjendje stabile”.
Tutje ajo ka thënë se ndjehet e tronditur nga ky akt kriminal që u shuan tri jetë të qyetarëve.
Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Gexha u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve, shokëve dhe mësimdhënëseve të viktimave.
Ndryshe, tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një është plagosur rëndë, nga sulmi me armë zjarri ndaj autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Dy prej të vdekurve janë nxënës, ndërsa personi i tretë është shoferi i autobusit./21Media

Back to top button