Gexha: Nga 20 gushti do të kërkohet libreza e vaksinimit (Video)

Gexha: Monitorimi i masave do të bëhet përmes Inspektoratit të Policisë, kurse bartja e maskës është e obligueshme edhe pas vaksinimit
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, apelon tek qytetarët që të respektojnë masat e reja anti-Covid që do të hyjnë në fuqi më 20 gusht, teksa thekson domosdoshmërinë e vaksinimit. Sipas saj dozat e dytë e vaksinës do t’i mbrojnë qytetarët nga hostpitalizimi dhe vdekja në rast infektimi me variantin Delta.Zëvendësministrja Gexha thotë se ka vaksina të mjaftueshme për qytetarët dhe paralajmëron se shumë shpejtë Kosova do të furnizohet me mbi gjysmë milioni doza nga SHBA-ja përmes programit COVAX.Ndjekim intervistën e realizuar nga kolegu Burim Zariqi./21Media
 
 

Back to top button