Gëzohuni fansa, Armend Rexhepagiqi rikthehet me albumin “Dashni e vjetër”

Gëzohuni fansa, Armend Rexhepagiqi po publikon albumin “Dashni e vjetër”
Ka vite që artisti i dashur për publikun, Armend Rexhepagiqi nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri, ndonëse ishte i angazhuar me projekte për kolegët e tij.
Por për të gjithë ata që e duan muzikën dhe artin e tij ka një lajm të mirë. Kësaj vere Armend Rexhepagiqi po vjen me një album. Këngëtari ka njoftuar përmes Instagramit se projekti është finalizuar, shkruan portali rtv21.tv
Ai ka publikuar një fotografi bashkë me gruan e tij artisten, Aida Barakun, dhe orkestruesin Darko Dimitrovi, me të cilin tha se po shënojnë 20 vjetorin e bashkëpunimi.
“Mbrëmë shënuam 20 vjetorin e bashkëpunimi. Mbaruam albumin ‘Dashni e vjetër’.”, shkroi Rexhepagiqi në Instagram.
Data e lansimit ende nuk është bërë publike./21Media
View this post on Instagram