“Gëzuar ditëlindjen Louis”, Princesha Kate Middleton uron të birin 6-vjeçar

Një foto e Princit Louis, e bërë nga Kate Middleton është publikuar për të shënuar ditëlindjen e tij të gjashtë.

Imazhi i Louisit të buzëqeshur, i postuar në rrjetet sociale të Princit dhe Princeshës së Uellsit u shoqërua me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen e 6-të Princ Louis! Faleminderit për të gjitha urimet sot”.

Fotoja është bërë në Windsor në “ditët e fundit”, tha Pallati, sipas BBC. Princi Louis lindi në 23 prill 2018.

Muajt ​​e fundit kanë qenë një kohë e vështirë për familjen për shkak të diagnozës së kancerit të Kate.

Fotoja vjen pasi Princi William u kthye në detyrat mbretërore javën e kaluar në daljen e tij të parë publike që nga shpallja e kancerit të Kate. Princi vizitoi një organizatë bamirësie për shpërndarjen e ushqimit, Surplus to Supper, në Surrey.

 

Back to top button