Giaccobe me Kurtin bisedojnë për planet rreth marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë

I ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giaccobe ka takuar sot kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Diplomati amerikan në një postim më Twitter ka dhënë detaje nga takimi.
“Ishte kënaqësi takimi me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi sot për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë planet për të realizuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit. Progres i vërtetë SHBA-Kosovë”, shkruan Giaccobe.

Back to top button