Gigi Hadid nikoqire në sezonin e ri të ‘Next in Fashion’

U bën dy vjet që nga koha kur Netflix dha premierë sezonin e parë të projektit “Next in Fashion”.
Pavarësisht shikimeve, Netflix pasi përfundoi sezoni i parë vendosi të mos e transmetojë më “Next in Fashion”.
Por, së shpejti do të vije një sezon i ri. Kësaj radhe Tan France do të jetë nikoqir së bashku me supermodelen, Gigi Hadid.
Në sezonin e parë, France bashkëprezantoi me Alexa Chung.
“Kush do e kishte menduar kur ne u njohëm katër vjet më parë në një videolidhje që ne do të bashkëprezantonim Next in Fashion bashkë. E lexuat mirë. Sekreti doli. Bëhuni gati”, shkroi France në Instagram.
Së fundmi, Gigi Hadid i dha fund historisë shumë vjeçare me Zayn Malik, pas skandalit se ai ka fyer e goditur nënën e saj, gjithashtu mediat lokale i dhanë një kahje tjetër historisë, ku zbuluan se Malik e ka tradhëtuar supermodelen./21Media

Back to top button