Gili me urim të veçantë për ditëlindjen e të birit

Sot ka festë në shtëpinë e këngëtares, Gili, kjo pasi djali i saj feston ditëlindjen.
Me këtë rast Gili ka zgjedhur disa fjalë të veçanta, ku krahas tyre e ka publikuar edhe një fotografi me të birin.
Redoni feston ditëlindjen e 23-të, dhe tashmë edhe ai sikurse e ëma i ka hyrë industrisë muzikore.
Duke u kthyer pas 23 vitesh në Francë në vendin ku ka lindur Redoni, Gili postoi një fotografi në ”Instagram”.
”Urime ditëlindja Redon. Aty ku u linde në Francën e bukur u kthyem pas 23 vitesh për të bërë këtë foto të bukur si një djalë tani i rritur për së mbari! Të prift fati i mirë në jetë”, ka shkruar Gili./21Media

Back to top button