Giroud tregon arsyet e largimit nga Chelsea

Ylli francez, Olivier Giroud mezi pret të luajë për njërin nga ekipet më të mëdha në botë dhe t’i ndihmojë të fitojë trofe.
Giroud ka treguar arsyen se pse vendosi të largohet nga Chelsea, ku tha që “Zoti ka dëshiruar që unë të luaj për Milanin”.
Sulmuesi francez kompletoi transferimin nga Chelsea në “San Siro” për 2 milionë euro më 17 korrik, duke ia besuar të ardhmen “Rossonerëve” deri 2023.
Tani, ai mezi pret ta ndihmojë Milanin të luftojë për suksese në Serie A dhe në garat evropiane, pasi kishte vendosur se ishte koha e duhur për një aventurë të re në një ligë të re, pas katër vjetësh si lojtar i Chelseat.
“Kam fituar shumë trofe te çdo skuadër që kam qenë dhe do të dëshiroja të njëjtë gjë këtu. Kam një synim në mendjen time, por nuk dua ta zbuloj, sepse në të kundërtën do të kishte shumë presion. Le të themi që synimi im kryesor është që të fitoj me Milan. Kishte ardhur koha që të largohem nga Chelsea dhe të luaj në një ligë të re. Zoti deshi që unë të luaj për Milanin. Ky është njëri nga klubet më të mëdha në botë dhe sinqerisht besoj në projektin që e kanë këtu”, tha Giroud.
Zyrtarisht, Giroud u prezantua me fanellën ditën e hënë, në debutimin e tij kundër skuadrës franceze Nice, ku edhe shënoi gol në barazimin 1:1.

Back to top button