​Giroud vazhdon kontratën me Milanin

Pasi luajti një rol vendimtar në kualifikimin e Milanit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, Olivier Giroud është gati të vendosë nënshkrimin në kontratën e tij të re me klubin.

Sulmuesi 36-vjeçar shënoi golin vendimtar në barazimin 1-1 të kuqezinjve me Napolin në stadiumin “Diego Armando Maradona”, duke u çliruar pasi humbi një penallti në fillim të pjesës së parë.

Francezi ishte një element i rëndësishëm në suksesin e tyre drejt titullit kampion sezonin e kaluar. Që nga ardhja e tij, ai ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 10 asistime në 76 paraqitje.

Siç detajohet nga media të shumta italiane duke përfshirë “TMË” dhe “Calciomercato”, Giroud do të shkojë në selinë e Milanit sot për të nënshkruar zyrtarisht kontratën e tij të re njëvjeçare me klubin, me vlerë rreth 3.5 milionë euro neto plus shtesa. Ekziston edhe një opsion jozyrtar për një vit të dytë.

Kuqezinjtë pritet të marrin një sulmues të ri në verë, por Giroud do të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës pavarësisht kësaj.

Back to top button