Gjakova i lumtur pranë djalit, publikon foto të bukura

1 min read

Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova, që nga ardhja në jetë e djalit, Malit po kalon ditët më të mira.

Sportisti po publikon pamje të ndryshme nga përditshmëria e tij, e natyrisht që nuk po mungojnë edhe pozat e bukura me të ëmblin e tij, shkruan rtv21.tv

Sot, Gjakova ka publikuar dy imazhe në instagram, në të cilat shihet i lumtur me djalin në duar. Në fotografitë e publikuara, xhudisti ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Akil Gjakova dhe Suela Muminoviç- Gjakova i kanë dhënë fund beqarisë në muajin gusht të vitit 2020, ndërsa janë bërë prindër para pak muajsh.

Akil Gjakova (i lindur më 4 janar 1996 në Pejë) është xhudisti i njohur kosovar, i cili lufton në kategoritë e peshës deri në 66 dhe deri në 73 kilogramë. Sa iu përket sukseseve në karrierë, disa nga arritjet e Akil Gjakovës janë: në vitin 2018 ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Grand Slamin e Parisit, ku ka fituar medaljen e artë. Gjakova në vitin 2018 është shpallur kampion i evropianit, që është mbajtur në Gyor të Hungarisë. Në vitin 2019, ai ka fituar medaljen e artë në Hungari. Ndërsa, më 17 prill të këtij viti, Akil Gjakova është shpallur kampion i Evropës në xhudo në turneun, i cili është zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë./21Media