Gjakova kësaj here me 6 vendvotime më shumë

Kosova voton

Qytetarët e Kosovës sot votojnë për zgjedhjet parlamentare, vendvotimet në kryeqytet tani më janë hapur. Ndërsa, gazetari i RTV21 nga qyteti i Gjakovës ka njoftuar se kësaj here në Gjakovë ka 6 vendvotime më shumë, me 113 mijë votues, materiali është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit, mirëpo ende nuk është konfirmuar se a janë hapur të gjitha vendvotimet, raporton rtv21.tv.

Përndryshe në krejt Kosovën pritet të hapen 889 qendra votimi me gjithsej 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për deputetë./21Media

Back to top button