Gjaku dhe emri i dëshmorëve nuk do të harrohet kurrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, sot ka bërë homazhe para varrezave të dëshmorëve të kombit në Prishtinë.
Kurti ka theksuar se “në Ditën e Dëshmorëve ne i kujtomë e i përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë, të kryeqytetit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe për çlirimin e vendit”.
Kujtimi dhe përkujtimi për ta, sipas kryeministrit, është dëshmi që ne besojmë se për të tashmen tonë, për të ardhmen tonë, e kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjen përpara të Kosovës si shtet edhe të shqiptarëve si komb.
“Si Qeveri e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk do të harrojmë se prej nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke iu falënderuar gjakut të derdhur për liri, i cili nuk shlyhet kurrë, ashtu sikurse edhe që emri i këtyre dëshmorëve nuk do të harrohet kurrë. Lavdi të gjithë atyre!”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media

Back to top button