Gjana: Samiti në Tiranë ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën
Në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e ri të Rritjes që u mbajt në Tiranë, vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin 6 miliardë euro ndihmë, por për t’i tërhequr këto fonde ka disa kushte që duhen plotësuar.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ferdinand Gjana, vlerësoi se Samiti është i një rëndësie të veçantë, sidomos për Shqipërinë dhe Kosovën, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.
“Samiti i sotëm nëpërmjet karrotave pra nëpërmjet fondeve, synon ka si objektiv kryesor ndoshta planin ekonomik por patjetër që gjithë ky plan ekonomik në fakt synon formimin e një rajoni me koherent dhe më në harmoni me njëri tjetrin të jenë gjithë vendet përfshirë Serbinë në marrëdhëniet me Kosovën”, tha ai
“Vendet e rajonit përfitojnë jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë politik” Ferdinand Gjana, në emisionin “21 drejtpërdrejt në RTV21.
“Jam pak skeptik në komentin apo kushtëzimin e bërë për këtë fond 6 miliardë sepse është i ndërlidhur ngushtësisht me reformat dhe proceset të cilat u takojnë vendeve të grupit 6 të Ballkanit Perëndimor dhe nganjëherë ashtu sic ndodh dhe në vendet tjera përfshirë këtu edhe Shqipërisë edhe Kosovën dhe në Maqedoni dhe në Mal të Zi mund të ketë procese të cilat mund të kenë pengesa politike mund të kenë pengesa burokratike dhe në këtë aspect plani i mbështetjes është di#ka shumë inkurajues e shumë pozitiv për rajonin tonë por kur vijmë te pjesa e realizmit të sado arrijë ky fund të tërhiqe të përdoret nga këto vende kjo mbetet për t’u parë në varësi të dinamikave të tjera. Nuk duhet haruar se e gjithë kjo lëvizje është një sinjal shumë i rëndësishem përtej fondit drejt antërësimit të vendve në Bashkjmit Evropian, e cila në momentin që jemi është gjithashtu një lëvzije e fortë politike për t’i afruar këto vende bashkë me Unionin dhe për të bërë një bllok të plotë karshi luftraëve që po ndodhin në lindje rasti konkret luftë Rusi Ukrainë.”, u shpreh Gjana.
“