“Gjasat janë serioze që të hënën të votohet mocioni i mosbesimit për Qeverinë”

Burim Ramadani ka folur rreth ligjit të transformimit të FSK-së  dhe mocionit të mosbesimit për Qeverinë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani në “Click” të RTV21 ka folur rreth ligjit të transformimit të FSK në Ushtri ku sot Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së e ka përkrahur këtë ligj, shkruan rtv21.tv

Ramadani tha se këtë ligj Presidenti ose duhet ta tërheq tash ose gjasat e kalimit të këtij procesi japin sinjal se zgjedhjet janë afër sepse gjasat serioze janë që të hënën e ardhshme të votohet mocioni i mosbesimit për Qeverinë.

Sipas Ramdani lidhja mes procedimit të këtij ligji dhe mocionit është se ky Kuvend e përfundon punën në raport me ligjin për FSK dhe mandati i ardhshëm nuk e ka asnjë obligim sepse procedura për këtë ligj duhet të nis nga fillimi./21Media

Back to top button