Gjashtë muaj që nga vdekja e humoristit Cima, Adelina me dedikim emocionues

Kanë kaluar gjashtë muaj që nga vdekja e humoristit shqiptar, Rasim Thaçi-Cima. Me këtë rast këngëtarja Adelina Thaçi-Meta përmes rrjeteve sociale e ka kujtuar babain duke theksuar se e ka të vështirë të flasë dhe se po i mungon mjaft shumë.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty babë, vështirë të flas, po më mungon shumë. 6 muaj pa ty”, kanë qenë fjalët e artistes së mirënjohur e cila i ka bërë një vizitë tek varri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adelina Thaqi (@adelinathaci)

Ndryshe, aktori Rasim Thaçi-Cima ka vdekur më 26 mars, në moshën 71 vjeçare. Rasim Thaçi, i cili njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut për rolet e tij të shumta komike./21Media

Back to top button