Gjashtë nxënës kanë vdekur pasi autobusi ka rënë në lum në Siri

Gjashtë persona, shumica fëmijë, kanë humbur jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një autobus që transportonte nxënës ra në një lumë në provincën veriperëndimore të Sirisë, sipas raporteve fillestare të enjten.
Ambulancat dhe ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) u dërguan në vendngjarje pasi autobusi i shkollës ra në lumin Asi pranë fshatit Uyunara, në perëndim të Idlib.
Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile, raportet fillestare bëjnë me dije se nga aksidenti kanë humbur jetën gjashtë civilë, kryesisht fëmijë, si dhe kanë mbetur të plagosur shumë fëmijë.
Sipas raportimeve, operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar dhe të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta.